Një mësuese në Prizren është ndarë nga të gjithë, po mban mësim e vetmja në shkollë dhe komunë

0

Një mësimdhënëse e klasës së dytë të shkollës “ Xhevat Berisha”, në lagjen Tusus në Prizren, është duke mbajtur mësim me nxënësit e saj, përkundër faktit se kolegët e saj të tjerë ndodhen në grevë.

Mësimdhënësja nuk deshi të flas para kamerës, por prapa saj tha se, ajo përkrah të gjitha grevat qoftë edhe përmes protestave në rrugë, por pa u penguar procesi mësimor, dhe një gjë të tillë ajo e bën për hir të nxënësve duke e shtyrë atë të veproj ndryshe nga të gjithë kolegët e saj, për të cilët shpreh respekt.

Drejtori i kësaj shkolle, Samidin Ramadani, thotë se mësimdhënësja nuk ka mbajtur mësim vetëm ditën e parë të grevës , ndërsa më pas ajo ka vijuar punën me nxënës. Drejtori Ramadani, thotë më tej se, mësimdhënësja ka kontaktuar prindërit e fëmijëve për këtë vendim të saj, dhe vetëm ditën e parë i kanë munguar dy nxënës, ndërsa ditëve tjera, të gjithë nxënësit e kësaj klase e vijojnë mësimin normalishtë.

Ai gjithashtu tha se, rreth gjendjes së krijuar si rrjedhojë e grevës, ka mbajtur një takim me Këshillin Drejtues dhe atë Grevist të shkollës si dhe mësimdhënësit, ku këta të fundit nuk kanë shprehur ndonjë interesim të veprojnë sikur kolegia e tyre, por as duke e akuzuar atë.

Ndryshe, greva e mësimdhënësve po vijon në komunën e Prizrenit, nuk raportohet për ndonjë rast të ngjashëm të mbajtjes së mësimit nga ndonjë mësimdhënës./TV Prizreni/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here