Një mësuese në Belgjikë akuzohet se vari fëmijën 5 vjeqar, për shkak se nuk ndejti në rresht

0

Një mësuese nga Belgjika është akuzuar për varjen e një fëmije 5 vjeqar të përkatësisë fetare myslimane si dënim se fëmija nuk ka qëndruar në rresht.

Një mësuese e shkollës fillore në Antwerp është akuzuar për varjen e një fëmije 5 vjeqar në sheshin e lojërave të oborrit të shkollës pasi fëmija ka refuzuar të qëndroj në rresht, siq raporton  “On Islam”.

Kjo ngjarje ka dalë në sipërfaqe pasi nëna e këtij fëmije i ka vendosur në Facebook fotografitë e fëmijës me lëndimet e tij në qafë si pasoja e varjes duke thënë se mësuesja e ka torturuar djalin e saj.

“Për shkak se nuk ka dashur të qëndroj në rresht djali im është rrahur nga mësuesja dhe është varur në litar”, ka shkruar ajo,  raporton gazeta “De Morgen”.

“Unë do të bëjë  gjithqka që mesuesja ta humbasë punën”, ka thënë nëna e fëmijës.

Imazhet shokuese të postuara në Facebook kanë bërë që 30 gra të protestojnë tek shkolla ku ka vijuar fëmija i torturuar, në Antwerp.

Joke Cortens, zëdhënës për arsim i komunës Antwerp ka thënë se bazuar në hetimet preleminare , mësuesja në fjalë nuk ka qenë prezente në oborrin e shkollës në momentin kur ka ndodhë varja.

“Bazuar në informatat që ne kemi mësuesja për të cilën është shprehur shqetësimi nuk ka qenë presente në sheshin e lojërave kur ka ndohë ngjarja”, ka thënë Cortens.

“Ne jemi të brengosur si prind rreth asaj se si ka mundur të ngjaj një aksident i tillë. Hetimet në vazhdim do ta zbulojnë këtë”, ka shtuar ai.

Këshilltari për arsim i Antwerpit Claude Marinower ka bërë thirrje për qetësi duke thënë se ka qenë thellë i shqetësuar me incidentin dhe ka kërkuar raport të detajuar rreth ngjarjes dhe se qka ka ngjarë më pas.

“Askujt nuk i shërben eskalimi i situatës. Ngjarja do të hetohet tërësisht dhe do të përcillet. Të dy prindërit e involvuar, mësuesja në fjalë, prindërit tjerë dhe stafi i shkolllës janë të mbikquyrur dhe të përkrahur”, ka thënë Marinower

Merret vesh se mësuesja e akuzuar për varjen e fëmijës ka angazhuar një avokat dhe është në pritje të rezultatit të hetimeve, ndërkohë që pret edhe shërimin e fëmijës. Avokati i saj ka deklaruar se kjo mësuese ka patur një përvojë 25 vjeqare në punën e saj dhe një hisotri të pastër në punë.

Bazuar në të dhënat e tetorit të vitit 2010 në Belgjikë jetojnë 638 mijë mysliman. Në Bruksel ata përbëjnë 25 për qind e popullatës dhe vijnë nga Maroku, Turqia, Pakistani, Bangladeshi dhe vende të tjera afrikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here