Një mashkull i mitur e therë me thikë femrën e mitur në Mitrovicë

0

Një femër shqiptare e moshës së mitur nga Mitrovica e ka informuar Policinë e Kosovës se derisa ishte duke ecur në rrugë, një mashkull i panjohur e ka goditur me thikë në krah. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor pas të cilit është liruar në shtëpi. Më vonë i dyshuari për këtë rast një mashkull, poashtu i përkatësisë etnike shqiptare dhe i moshës së mitur, është paraqitur vet në polici. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Policia nuk ka njoftuar diqka rreth motivit që e ka shtyrë të miturin ta therë bashkmoshataren e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here