Një kryetar komune në Serbi arrestohet për djegien e shtëpisë së një gazetari

0

Kryetari i komunës së Grockës, Dragoljub Simonoviq është arrestuar dhe po mbahet në polici rreth rastit të djegies së shtëpisë së gazetarit, ka njoftuar kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kryetari i komunës që vije nga partia e presidentit të Serbisë, është arrestuar si i dyshuar, si urdhërdhënës, rreth djegies së shtëpisë së gazetarit Milan Jovanoviq.

“Gazetarët do të jenë të mbrojtur dhe libreza partiake nuk do të shërbejë për mbrojtje të askujtë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi pas kthimit nga Davosi.

Më 12 dhjetor të vitit të kaluar kishte ardhur deri te zjarrvënja e një automjeti të udhëtarëve Mercedes në pronësi të bashkëshortes së gazetarit Millan Jovanoviq, gazetar i portalit “Zig” që ishte e parkuar në garazhën e shtëpisë, ndërkohë që zjarri kishte përfshirë edhe garazhën dhe përdhesën e shtëpisë.

Gazetari në fjalë kishte shkruar rreth disa aferave të kryetarit të komunës së Grockës, Simonoviq dhe njerëzve të tij të afërt.

Në djegien e shtëpisë së gazetarit thuhet të ketë qenë i përfshirë edhe një polic.
 




PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here