Një komunikatë në emër të UÇK-së kërcnon partitë shqiptare në Maqedoni

0

Është lëshuar një komunikatë në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përmes të cilës u kërkohet partive politike shqiptare në Maqedoni, të punojnë për interes të qytetarëve dhe jo për interes të regjimit dhe pasurimit të individëve të caktuar. “Vazhdimi i kësaj politike do të ketë për pasojë ballafaqimin me drejtësinë e zbatuar nga UÇK-ja”, është shkruar aty. Komunikata thekson se kjo organizatë ka kryer një aksion në një objekt ku me qëllim ka shmangur viktimat. Ajo i përket datës 18 të këtij muaji dhe është e nënshkruar nga Komandant Kushtrimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here