Një kompani kineze ndërton kopjen e anijes Titanik.Sa do të kushtoj një natë? (foto)

0

Të gjithë turistët që shkojnë Kinë do të kenë mundësinë që të përjetojnë atë që përjetuan njerëzit në anijen Titanik.

Një kompani kineze ka shpenzuar 150 milionë dollarë për të ndërtuar kopjen identike të kësaj anijeje.

“Qixing Energy Investment Group” ka financuar rindërtimin e Titanikut ku krejt dimensionet e kopjes së Titanikut janë të njëjta me origjinalin, ashtu si edhe çdo pjesë brenda anijes.

E njejta kompani ka bërë me dije përmes uebsajtit zyrtar se nga data 15 qershor do të dalin në shitje një numër i  limtiuar prej 5 mijë biletash.-transmeton Klan Kosova.

Janë përdorur mbi 50 mijë ton çelik për ndërtimin e saj, më shumë se që u përdorën për origjinalin.

Ndërsa e veçanta është se ata që e vizitojnë këtë anije, do të mund të përjetojnë edhe momentin kur anija godet akullin, falë një simulimi high-tech me drita dhe efekte zanore, transmeton Klan Kosova.

Kopja e Titanikut do të vendoset në lumin Daying Qi në provincën Sichuan në Kinë, ndërsa do të hapet për publikun pas tetorit të vitit 2017.

Të gjithë ata që duan ta vizitojnë duhet të paguajnë 315 funte ose 430 euro për një natë në bordin e kësaj anije.

Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, kryesisht për ata që janë të përfshirë në katastrofa ujore në gjithë botën.

titanik

titanik 2

titanik 4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here