Një Kadare ndryshe (në prag të 80 vjetorit)

0

MIMOZA CIKA KELMENDI

Përmes bisedave gjatë gati dy dekadave me shkrimtarin Ismail Kadare, unë pata fatin si gazetare e Deutsche Welle-s tëdiskutoj, pos si me një intelektual, shkrimtar apo thjesht qytetar, edhe si menjëmik në pozicione jetësore të një njeriu me përvojë të gjatë nga jeta e tij private.

Këtë privilegj ia dedikoj Multimedias gjermane, Deutsche Welle/Bon e cila ka qenë vijueshmërisht e interesuar për mendimin e I. Kadaresë për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë e në rajonin e Europës Juglindore; e ka ndjekur me simpati punën e tij si shkrimtar, si mendimtar, si personalitet me ndikim në botën shqiptare në kuptimin më të gjerë; po edhe në mjediset intelektuale dhe politike europiane, atje ku janë marrë dhe vazhdojnë të merren vendime me rëndësi historike, madje edhe epokale, për shqiptarët.

Sa i takon “besojmës”, Kadare është i njëjti si në ligjërimin e shkruar dhe në atë të folur, si në Francë dhe në Shqipëri, si në periudhën totalitare dhe në atë të lirisë së mendimit, si me mikrofonin e “Deutsche Welles” përpara dhe me atë të “France International”. Sepse, siç shprehet Kadare: “Letërsia është realiteti më i pavarur prej të gjithë realiteteve: prej rendeve shoqërorë dhe ideologjive të tyre, prej historisë së vërtetë dhe asaj të legjendarizuar, prej vijës dhe projekteve qeveritare, përveç rastit kur ajo nuk është letërsi e vërtetë”.

Sepse vetë shkrimtari është një tiran, por një tiran për të mirë, që robëron vetveten dhe jo të tjerët; që sundon tiranisht dhe në vetmi totalitare kohën e vet subjektive, perandorinë e vet të letrave; që kthehet në një “outsider” edhe brenda familjes së vet; që arratiset në kohë e nëpër globin e ngushtë të njerëzimit; që meritën e tij mund ta ndajë – më së shumti – me gjuhën që ka trashëguar prej të vetëve.

Sipas Kadaresë gjuha letrare kombëtare është kryeshenja e identitetit shqiptar, arritje e një procesi shumë të gjatë historik, faktori më homogjenizues; ajo duhet të hapet për pasurinë leksikore ndërdialektore, por jo të rindërtohet sipas trilleve të pafundme të qeverisësve.

“Gjuha shqipe është një makinë e mrekullueshme e të shprehurit, një nga makinat më të përsosura të Europës, nga ana e mundësive të shprehjes. Prandaj, ne s’kemi pse ta prishim këtë makinë për t’u dukur që dimë anglisht, italisht frëngjisht. Ruajtja e pastërtisë së gjuhës që shoqërohet me procesin e pasurimit tregon mjeshtërinë e lartë dhe moralitetin e një kulture”.

 

Eshtë për t’u ritheksuar se I. Kadare mund të ketë ndryshuar mendim për individë që kanë dominuar jetën shtetërore në Shqipëri e në Kosovë më herët e në kohët e reja, për I. Rugovën dhe A. Demaçin, për A. Pipën dhe S. Berishën. Por ai nuk ka ndryshuar qendrim dhe nuk ka gabuar në asnjë rast në çështje që kanë të bëjnë me fatin historik të një kombi: në çështjen e Kosovës; në çështjen e gjuhës, letërsisë, historisë dhe identitetit kombëtar; në mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar kundrejt çfarëdo faktori që është shfaqur si rrezik ndaj tyre.

“Besoj që shumica e shqiptarëve janë dakord që identiteti shqiptar është homogjen, është i njëjtë, është pjesë e identitetit europian. Nuk mund të ketë identitet shqiptar të përgjysmuar, të gjymtuar ose të modifikuar për shkak të një robërie të gjatë.Identitetiështëedhehistoria e përbashkët, ështëtëndjerit e përbashkët, janëemocionet e përbashkëta si komb, tëcilatjanëtëkrijuaragjatëshekujve, tëmijëvjeçarëve”.

Identiteti i shqiptarëve është prej burimit me karakter europian dhe cenimi i shenjave themelore të këtij identiteti (Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, gjuha dhe letërsia kombëtare) përbën një regres historik, po aq sa dhe “farkimi” i identiteteve të rremë mbi bazën e dallimit rajonal, fetar, apo qoftë dhe shtetëror.

“Skënderbeu është figura më imediate e sotme për Shqipërinë. Është figura që tregon se si shqiptarët janë ndjerë europianë nëpër shekuj.Gjergj Kastrioti është argumenti i parë, flamuri i parë që plotësisht e hedh poshtë çdo etiketim kundëreuropian të shqiptarëve. Do ta kishin zili shumë popuj në Ballkan ta kishin këtë figurë”.

Jeta vetjake e I. Kadaresë dhe e familjes së tij, sikurse ndodh shpesh në shoqëritë e paqytetëruara, është lënduar barbarisht prej njerëzve shqiptarë. Por Kadare në mikrofonin e DW është ndryshe dhe për faktin që shpërfill realitetin e thashethemeve shqiptare dhe kumton me kursim për aq sa është e fisme për një shkrimtar të përdorë jetën e vet në publik.

“Unë kam kryer gjënë themelore në jetën time. Kam mbetur shkrimtar, kur atëherë ishte shumë vështirë të ishe shkrimtar, në periudhën më të zezë për letërsinë. Unë kam kryer gjënë themelore që kam dashur në jetën time, e kam realizuar atë”.

Unë dhe Kadarefolëmashpërpërgjëraserioze, folëmqetëpërzgjidhjepaqësore, folëmshtruarpër perspektiven e shqiptarëve, buzëqeshëmpërdashuritë e përhershme, përfemratdhemeshkujt, por, kur e përmendëmvdekjen –‐subjektinmëtëtrishtuar, madhështia e krijuesit e shndërroinënjëkategoriaqtërëndomtë e lehtësishttëkalueshme.

“Njëkrijues, zakonisht normal, duhettëmos i trembetvdekjes. Sepsevepra e mësontëmësohetmevdekjen. Vetëkrijimi e mësonqëtëmësohetmeatë. Ai shkruanpërkohënqëështëgjallë do oses’do. Ai shkruanedhepërkohënqënuk do tëjetë. Do osenuk do. Vetëmjeshtëria e letërsisëështë e tillë. Letërsia e mirëjeton, jetongjatë“.

 

Dhe ashtu si bënte Tomas Mani, edhe shkrimtari ynë Kadare shkruan në mëngjes dy ose tri orë duke  nisur të përditshmen e tij krijuese pa u ndalur kurrë edhe sot në prag të 80 vjetorit të tij duke shoshitur vazhdimisht midis imagjinares dhe reales…….

 

(Nga libri “Kadare ndryshe”, shtëpia botuese “Naimi”)

MIMOZA1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here