Një ish mësues nga Japonia thotë se ka paguar për seks me 12 mijë femra

0

Një ish mësues dhe ish drejtor shkolle nga Japonia ka thënë se ka paguar për seks me më shumë se 12.000 femra – disa prej tyre vajza në moshën 14 vjeqare-gjatë vizitave të përsëritura në Filipine për më shumë se një çerek shekulli, sipas policisë . Tani në moshën 64 vjeqare, ai është përballur me akuza penale.
Policia japoneze ka thënë se arrestoi Yuhei Takashima, të mërkurën rreth akuzave se ai ka fotografuar një akt të turpshëm me një vajzë e 13 ose 14 vjeqe duke “prodhuar” pornografi në një dhomë hoteli në Manila, kryeqytetin e Filipineve.
Oficerët e policisë kanë konfiskuar 147.600 fotografi që Takashima i ka bërë gjatë aktiviteteve të tij për shumë vjetë, ka thënë Takeshi Akimoto, oficeri i policisë i ngarkuar të merret me krimet që përfshin të miturit në Kanagawa, një prefekturë në jug të Tokios. Fotot janë mbajtur në më shumë se 400 albume fotografishë, ka bërë me dije ai.
Takashima, i cili vjen nga qyteti i Yokohama, i ka thënë policisë se ai ka filluar të paguajë për seks me gratë më 1988 kur ai shkoi për të punuar në një shkollë japoneze në Manila. Ai ka thënë se shkeljen e kodeve morale e ka bërë që të lirohet nga presioni i rëndë që ka ndjerë në punë.
Takashima i ka thënë policisë se ai ka vazhduar që të paguaj për seks, pasi çmimi ishte shumë i lirë. Pas përfundimit të detyrës së tij tre-vjeçare në shkollë në Manila, ai shpesh është kthyer në Filipine në pushime në mënyrë që të bëjë seks me pagesë.
Ai ka thënë se moshat e prostitutave që ai i ka aranzhuar shkonin nga mosha 14 vjeqare deri në mbi 70 vjeqe.
Industria e seksit në Filipine është e ndërlidhur me trafikimin e qenieve njerëzore dhe me mungesë ushqimi për shkak të shkallës së lartë të varfërisë.
Akimoto, oficeri i policisë, ka thënë se rasti Takashima kishte qenë nën hetime që nga viti 2013. Incidenti për të cilin ai u arrestua besohet të ketë ndodhur në Manila në janar të vitit 2014. Autoritetet e arsimit në Yokohama kanë thënë se Takashima u bë një mësues i ri i shkollës së lartë më 1975 dhe është dërguar të punojë në një shkollë në Manila në mes të viteve 1988 dhe 1991. Ai ka shërbyer si drejtor i ri i shkollës së lartë nga 2008 deri në pensionimin e tij më 2011.
Autoritetet e arsimit kanë thënë se krimi ishte shumë për keqardhje, nëse vërtethohet se ka qenë i vërtetë, dhe se qeveria e qytetit punon shumë në përpjekje për të parandaluar veprime të tilla të papërshtatshme./CNN/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here