Një 34 vjeçar hap zjarr në një park, vret 2 fëmijë, një plak dhe në fund vetëvritet

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetarët italianë të Ardea-s, në periferi të Romës.

Një burrë 34-vjeçar, i sinjalizuar edhe më parë nga fqinjët e tij për shqetësim publik, ka hapur zjarr në një park duke lënë të vdekur dy vëllezër 3 dhe 8 vjeç që po luanin aty pranë, si dhe ka vrarë po ashtu edhe një të moshuar 84 vjeçar.

Një person i katërt, një burrë që po dilte nga shtëpia me një karrocë për të hedhur mbeturina, arriti t’i shpëtonte breshërive.

Dëshmitarët thanë se 34 vjeçari u afrua me një makinë, ndaloi pranë parkut dhe hapi zjarr me një armë që e drejtoi tek dy vëllezërit. I moshuari që u përpoq ti mbronte, u qëllua edhe ai. Dëshmitari tregoi se ishte e qartë që autori po synonte të qëllonte pikërisht dy fëmijët, pasi aty kishte dhe disa të tjerë.

Viktimat janë Salvatore Ranieri, 84 vjeç dhe dy vëllezërit e moshës 3 dhe 8 vjeç, David dhe Daniel Fusinato. Autori që u vetëvra ishte Andrea Pignani, 34 vjeç.

Karabinierët, grupet speciale të ndërhyrjes së shpejtë, negociatorët ushtarakë dhe një ekip i komandës policore të Romës mbërritën në vend dhe u përpoqën ta bindnin që të dilte nga shtëpia ku ishte futur, por pasi nuk morën asnjë përgjigje ndërhynë dhe e gjetën të vdekur në dhomën e gjumit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here