Prishtinë: Një i moshuar vendosë rroba nëpër pemë për nevojtarët

0

Një i moshuar në Prishtinë ka vazhduar iniciativën e marrë nga shumë të rinj nëpër komuna të tjera duke iu dalë në ndihmë nevojtarëve me veshmbathje.

Sot, ai ka vendosur rroba nëpër pemë afër Katedrales “Nëna Terezë” në kryeqytet.

Kameramani i KTV-së, Arben Llapashtica, ka arritur të kapë momentin kur i moshuari po vendoste rrobat nëpër pemë.

“Kojshia Axha Ismajl… veteran mekanik sot po dhuron veshmbathje për nevojtarët!”, ka shkruar ai në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here