Një grup të rinjësh përgatiten për formimin e një subjekti të ri politik në Luginë të Preshevës

0

Gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si pasoj e diskriminimit të vazhdueshëm shtetëror të Serbisë, trajtohet të jetë ndër më të rëndat në rajon.

Ndërkohë edhe divergjencat e shumta ndër shqiptare, janë element i kësaj gjendje.

Humbja e ndjenjës për një jetë më të mirë, jep pak shpresa që përfaqësuesit aktual të atjeshëm të mund të ndryshojnë këtë gjendje. E për reforma në Luginë, tashmë është nisur iniciativa e një grupi të rinjsh që pretendojnë se do të kthejnë shpresën në këtë zonë.

Ekonomisti Shqipërim Arifi, i lindur në Manheim të Gjermanisë, tash e dy vite me familjen e tij jeton në Preshevë, ndërkohë që bizneset e tija i zhvillon nga këtu në Gjermani.

Humbja e shpresës ndër popullatën shqiptare të këtushme për një jetë më të mirë dhe denigrimi politik i gjendjes këtu kanë ndikuar që Shqipërimi, bashkë me një grup të rinjsh ekspert të shkolluar e që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e politikë-bërjes në Luginë, ti qasen iniciativës për formim të një partie të re politike.

Arifi, thotë se grupi që ai përfaqëson e ka vullnetin dhe vizioni i tyre është i qartë, përmirësimi gjendjes së qytetarëve të këtushëm, duke ndjekur të gjitha rrugët e mundshme të politkë-bërjes.

Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvgejë, shqiptarët i gjen të tubuar në shtatë parti politike. Subjektet aktuale deri më tani nuk kanë shpreh gatishmëri për reforma brenda për brenda tyre, ndërkohë që interesat grupore kanë ndikuar që gjatë viteve të fundit të ndodhin fluktuime të shumta nga njëra në partinë tjetër, duke lënë anash interesin e përgjithshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here