Një grua siriane i shpëton ekzekutimit me gurë,gjyqi nuk lejon ta vrasin

0

Një siriane,e akuzuar për trathti bashkëshortore nga ISIS,i ka bërë ballë dënimit të vrasjes me gurë në publik,dhe ka arritur të largohet,ka thënë vëzhguesi sirian i të drejtave dhe lirive të njeriut.

 Sipas kësaj organizate,gruaja ishte dënuar nga Xhihadistët në qytetin Raqa,me vrasje duke u gjuajtur me gurë për trathti bashkëshortore.Sipas vendimit të gjyqit,asaj i janë gjuajtur gurë,për shqiptimin e dënimit,në një nga rrugët e qytetit Raqa,konkretisht në rrugën Ferdauous,derisa gjyqi prezent ta vërtetojë vdekjen e të dënuarit,por përkundër pritjeve që gruaja të vdes,ajo ka mundur t’i jetojë këtij tmerri dhe ka filluar të eci për t’u larguar nga vendi. Një xhihadist ka dashur që ta vras,për ta penguar gruan të ikë,por një gjyqtar prezent e ka penguar duke thënë që « dënimi i mëtutjeshëm me vdekje është anuluar,pasiqë zoti nuk ka deshtë që ajo të vdes ».

Që nga qershori i vitit 2014 deri më sot,organizata për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Siri ka identifikuar 15 persona,të dënuar me vdekje për trathti bashkeshortore dhe prostitucion,prej tyre 9 femra.ISIS dhe organizata tjetër rivale fronti Al-Nosra,janë duke praktikuar në Siri ligjin brutal të Sheriatit,gjuajtje me gurë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here