Një grua e denoncon burrin e saj për probleme me të dhe armëmbajtje pa leje

0

Një femër shqiptare nga Prishtina ka raportuar në polici për një mosmarrëveshje në mes të saj dhe bashkëshortit të saj. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka takuar viktimën. Kjo grua pastaj u ka treguar policëve se burri i saj posedon edhe armë zjarri. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole “CZ” me dy karikatorë dhe tetë fishekë të cal. 7.65 mm. Sipas të dyshuarit arma është pronë e mbetur nga babai i tij i ndjerë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here