Një grua britanike arrestohet pasi zhveshet në aeroplan dhe vetknaqet

0

Një grua britanike është arrestuar nën dyshimin se ka qenë e dehur në një avion pasi ajo është zhveshur në një fluturim nga Xhamajka dhe ka filluar kryerjen e aktit seksual imagjinativ duke u vetkënaqur. Gruaja 46-vjeçare nga jug-perëndimi i Londrës ishte burgosur kur fluturimi i saj British Airways ka ateruar në aeroportin Gatwick më 19 mars, nga Kingston, Xhamajka. Ajo e ka tërhequr vëmendjen e policisë duke qenë e dehur në aeroplan. British Airways ka refuzuar të komentojë rreth detajeve të incidentit por një zëdhënës e ka konfirmuar se policia ishin thirrur rreth këtij fluturimi. Një studim i lëshuar vitin e kaluar ka treguar se një në shtatë udhëtarë britanikë e ka pranuar se ka qenë i dehur në avion ndërsa fluturonte jashtë për pushime. Gjysma e tyre kanë filluar të pijnë në aeroport ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar të pijnë edhe në fluturim. Pothuajse një e treta kanë thënë se ata kishin pirë pak për t’u qetësuar derisa ishin nervoz në lidhje me fluturimin, ndërsa një në pesë veta kanë thënë se ishin dehur për të kaluar kohën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here