Një grua 52 vjeqare ia pren fytin me sharrë vajzës 9 muajëshe sepse nuk ndalet së qari

0

Një vajzë 9-muajshe ka vdekur dje pasi siq është raportuar është gjetur e prerë në fyt me sharr në një shtëpi në Chicago. Një grua 52-vjeçare që ka të bëjë me fëmijën, është në arrest policor në një spital. Autoritetet kanë thënë se gruaja ia ka prerë fytin e vajzës me sharrë, me sa duket për shkak se ajo nuk ndalej së qari, ka raportuar “Chicago Tribune”. Gruaja më pas është përpjekur të vriste veten dhe është gjetur nga një tjetër i afërm, ka njoftuar gazeta. Gruaja ka lëndime të lehta që ia ka shkaktuar vetes dhe është në gjendje stabile në spital, i ka thënë policia CNN-it. Ngjarjet janë zhvilluar në një fshat të vogël në fqinjësi me Chicagon. Policia është përgjigjur në thirrjen 911 rreth 09:30 të hënën, ka raportuar CNN. Zyrtarët e kanë gjetur fëmijën pa mundësi reagimi, me lëndime traumatike në trup, policia i ka thënë CNN-it. Ajo është shpallur më vonë e vdekur. “Detektivët policor po kryejnë një hetim të brendshëm në lidhje me vrasjen”, ka raportuar “Chicago Tribune”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here