Një gjykatë amerikane dënoi Korenë e Veriut me 501 milionë dollarë për vdekjen e një amerikani

0

Një gjykatë në Uashington dënoi dje Korenë e Veriut me 501 milionë dollarë për përgjegjësinë e saj në vdekjen e qytetarit amerikan, Otto Warmbier, duke gjykuar se studenti kishte qenë viktimë e torturave.

“Familja amerikane, Warmbier, pësoi drejtpërdrejtë brutalitetin e Koresë së Veriut kur (regjimi i Phenianit) ndaloi djalin e tyre për ta përdorur si një peng në dredhitë e këtij shteti totalitar dhe në përballjen e tij me SHBA-në”, theksoi gjyqtarja Beryl Howell, pas padisë së bërë nga familja e të riut që u mbajt i burgosur për 18 muaj dhe që vdiq më qershor 2017 pasi u riatdhesua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here