Një fillim i mirë

0

BEKIM GASHI

Degradimi i përgjithshëm shoqëror, pa dyshim që ka prekur në mënyrë të ndjeshme edhe sistemin e arsimit. Si një nga shtyllat e shtetit, sistemi i arsimit jo vetëm që duhet të ofrojë cilësi në edukim dhe kompetencë profesionale, por e rëndësishme është edhe orientimi i duhur i të rinjve në fushat e kualifikimit me ndikim në zhvillim dhe me mundësi më të mëdha për punësim. Përtej gjithë asaj që ndodhë përditë në jetën tonë, e që jo gjithnjë varet nga ne, disa gjëra jo vetëm që varen edhe nga ne, por, angazhimi ynë duhet të jetë vendimtar në ecjen para, jo vetëm në nivel individual, por edhe kolektiv. Këtë pjesë duhet përdorur mirë, e orientuar në binarët e drejtë që të qojnë te puna, dinjiteti, dija dhe emri i mirë që e ka në dispozicion ta lë në jetë secili prej nesh. Nisur nga kjo, dhe nga fakti që maturantët të përballur me momente ku vendimet që do të marrin do të ndikojnë shumë në ecjen e tyre jetësore, kanë nevojë më shumë se kurrë për informacione, njohje të përvojave të të tjerëve, e qe besa edhe për sygjerime që i ndihmojnë ata sadopak që ta marrin vendimin dhe të zgjedhin rrugën e duhur. Prandaj, të gjithë atyre maturantëve që sapo kanë përfunduar shkollën e mesme, që janë në dilemën jetësorë se çka tash? Me të vërtetë përfundimi i shkollës së mesme, arritja e moshës madhore, të bënë më të përgjegjshëm për veprimet dhe vendimet që merr, por, është edhe një moment kyç në jetë për rrugën që do të zgjedhë një i ri. Në vendin tonë, i cili për shumë arsye dhe në mungesë të dorës së institucioneve të duhura, çdo ditë “vret talent” ky hap është shumë i rëndësishëm që kjo rrjedhë e mbrapsht e gjërave të ndryshoj, jo vetëm për jetën e një të riu individualisht por edhe të shoqërisë në përgjithësi. Një gjë e tillë kërkon një hap të kujdesshëm dhe në drejtimin e duhur. Përtej iluzioneve se zgjidhjet janë të lehta, se suksesi në jetë është rrugë e lehtë dhe e shkurtër, se mjafton me pas një mbiemër apo një të afërm, që në sistemin e antivlerave është gjendur fuqishëm, dhe gjerat do shkojnë vaj! Pra, maturantë të Malishevës mendoni mirë në zgjedhjen e drejtimit që do vazhdoni ne studimet, në punë dhe në jetë, konsultohuni me profesorët më të mirë që ka Malisheva, duke pasur konsideratën për ata profesorë që ju kanë mësuar se suksesi arrihet nga puna, se pa angazhim dhe mund nuk ka sukses të qëndrueshëm. Qytetit tonë i duhen të rinj të kualifikuar që nuk mendojnë vetëm për veten, por edhe për kombin, shoqërinë, qytetin. Me një fjalë qytetarë që mendojnë, veprojnë, punojnë përditë për kultivimin dhe mbrojtjen e vlerave duke i përbuzur dhe luftuar antivlerat. Disa nga ju keni ndjekë gjimnazin e përgjithshëm, shkencat natyrore, shkencat shoqërore, disa drejtimet profesionale, pra, gjithsecili nga ju keni ndjekë një profil shkolle. Gjatë këtyre viteve në shkollë keni mësuar shumëçka që ju duhet për një orientim të qartë, për hapin e ardhshëm që është hapi kryesor në jetën tuaj. Pra, zgjedhni profesionet për të cilat jeni më të pasionuar, drejtime që ju mendoni se nesër kontribuoni më së shumti për vendin tonë. Për ata që përfundimisht kanë vendosur të vazhdojnë në Universitet, pas përzgjedhjes së drejtimit dhe fillimit të studimeve, është e dobishme që përveç studimeve të jeni edhe të angazhuar në aktivitete jashtë studimeve. Përvojën që e merrni nga puna vullnetare, nga angazhimi publik por edhe nga udhëtimet e ndryshme, është përvojë që nuk e gjeni në Universitet. Unë flas nga përvoja që kam fituar si i ri në Qendrën e Rinisë, në organizatën rinore lokale në Malishevë “Vizioni i Ardhmërisë” pastaj angazhimi dhe aktiviteti në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe shumë e shumë aktivitete tjera kanë bërë që unë edhe të plotësohem profesionalisht por edhe të jem i dobishëm për shoqërinë. Ndërsa për ata që kanë vendosur që me përfundimin e shkollës së mesme të angazhohen në profesione të caktuara, duhet të vazhdojnë të specializohen në profesionin që kanë zgjedhur, të ndjekin trajnime dhe kurse profesionale, të përcjellin trendët e zhvillimit në fushat që ata punojnë dhe të vazhdojnë angazhimin edhe përtej punës, duke kontribuar në komunitet. Maturantë të respektuar tash kur keni arrit moshën 18 vjeç llogariteni si qytetarë që përveç të drejtave, keni edhe përgjegjësi në shoqëri, dhe për këtë duhet të angazhoheni gjithsecili nga ju. Krejt në fund maturantë të Komunës së Malishevës, se si do të jetë Malisheva në vitet ne vazhdim, se çfar mirëqenje do të ketë kjo Komune, se çfarë qeverisje do të ketë kjo komunë, se cilat do të jenë shkollat e viteve që po vijnë, cili do të jetë emri i Komunës sonë varet nga ju, nga ata që kanë diplomuar para jush dhe atyre që do të diplomojnë pas jush. Malisheva ka nevojë për kontributin e mirëfilltë dhe të ndershëm të të gjithëve. Vetëm bashkë, ne punë, në shkollë, në organizata, në komunitet dhe në angazhime qytetare mund të ja dalim që Malishevës t’i japim vendin që e meriton si Komunë dhe si zonë që ka ndërtuar gjithçka me shumë sakrificë përgjatë historisë. Suksese!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here