Një fëmijë palestinez ikë nga ushtarët izraelitë, HRW thotë se ata po shfrytëzohen

0

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch ( HRW) ka paralajmëruar se në vendbanimet me hebrenj në bregdetin perëndimor shfrytëzohen fëmijët palestinez për të punuar në bujqësi.

Në raportin e HRW thuhet se aty i punësojnë edhe fëmijët 11 vjeçar se ata paguhen pak dhe janë të ekspozuar ndaj rreziqeve në punë.

Ata shpesh punojnë në një mot shumë të nxehtë, bartin ngarkesa të rënda dhe janë të ekspozuar ndaj pesticideve të rrezikshme raporton Associated Press .

Izraeli e ka ndarë bregdetin perëndimor në luftën gjashtë ditëshe në vitin 1967 dhe ka ndërtuar në të dhjetëra vendbanime që nga atëherë. Palestinezët nga fshatrat përreth punojnë në bujqësi dhe ndërtimtari.

“Vendbanimet izraelite përfitojnë duke i shkelur të drejtat e fëmijëve palestinez”, tha Sarah Leah Vitson , drejtor i HRW për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut .

Ministria e Ekonomisë së Izraelit ka paralajmëruar se do t’i verifikojë të gjeturat e këtij raporti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here