Një femër serbe në Leposaviq e rrah një të mitur në prani të së ëmës

0

Një femër serbe nga Leposaviqi është ankuar në Policinë e Kosovës se fqinja e saj poashtu serbe e ka sulmuar fizikisht djalin e saj të mitur. Lidhur me rastin sulmuesja është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se e ka sulmuar djalin e ankueses pasi qe ai ka pas një mosmarrëveshje me vajzën e saj po ashtu e mitur . Viktima ka pësuar lëndime te lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here