Një femër me Opel aksidentohet me një traktor, tjetra me motoçikletë

0

Një qytetar në Viti derisa ishte duke lëvizur me traktor pa targa nga pakujdesia ka goditur veturën “Opel Corsa” me targa lokale që drejtohej nga një femër. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Në Ferizaj ndërkaq raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete që drejtohej nga një mashkull dhe një veture “Opel Vektra” me targa lokale që drejtohej nga një femër. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here