Një femër kolumbiane ka mbajtur në bark një fetus të vdekur për 40 vjet

0

Gjatë analizave të një gruaje kolumbiane të moshës 82 vjeçare u konstatua se ajo mbante në barkun e saj një fetus të vdekur për një kohë 40 vjeçare.Fetusi (fëmiu) i vdekur ishte ngjitur në zgavrën  e barkut e jo në mitër dhe kishte vdekur në një fazë të zhvillimit.Sipas radiografive dhe analizave tjera është konstatuar se gruaja nuk e kishte diktuar trupin e vdekur dhe si rezultat i saj në kohë vjen edhe kalsifikimi progresiv,shkatrrimi i trupit.

Por si mbrohet në këtë rast trupi i femrës nga një trup i vdekur në barkun e saj?

Është motrica e kalciumit ajo qe e mbron trupin e femrës nga infeksionet eventuale nga trupi i vdekur i fetusit.Disa nga femrat edhe injorojnë,nuk e kuptojn ekzistencën fillestare të krijimit të fetusit në bark,shtatzënisë jasht mitrës.

Shpejt pritet që plaka 82 vjeçare të operohet në spitalin e qytetit Bogota të Kolumbisë me qëllim të nxjerrjes së fetusit të vdekur.

Ky është një rast i rrallë i njohur në mjekësinë botërore,por jo i vetmi.Bëhet me dije se në 5 shekujt e fundit ky është rasti i 300.Rasti i parë i dokumentuar ka ndodhur në vitin 1554 në Sens të Francës.Gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1993 janë zbuluar edhe fetus të tillë 31 shekuj i vjetër.

Një rast i tillë i zbuluar në Kinë në vitin 2013  ka thyer rekordin botërorë në këtë fenomen.Gruaja kineze e moshës 91 vjeçare kishte bartur për 65 vjet fetusin e vdekur në trupin e saj.Ajo e kishte ditur se ka një fetus në bark,por nuk kishte kushte materiale për t’iu shtruar një operacioni të tillë.

Fotoja e mëposhtme është një fetus i ruajtur për 55 vite në barkun e një gruaje.Kjo është foto e arkivave të ushtrisë së SHBA-ve./Online

12069-OtisHistoricalArchivesofNationalMuseumofHealthAndMedicineLithopedion

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here