Një familje nga Malisheva aksidentohet në Kroaci, vdes një 15 vjeçare

0

Një familje nga Malisheva është përfshirë në një aksident tragjik gjatë rrugës së kthimit në Slloveni ku jetonte. Në aksidentin e rëndë ka vdekur një 15-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur ne magjistralen A1, ne vendin Otocci ne Kroaci. Të lënduar janë 4 anëtarët e tjerë të familjes, raporton KTV.

Vajza e vogël e familjes 6 vjeçare është në rrezik për jetën, dhe po merr trajtime mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ogulin.

Shkaku i aksidentit ishte humbja e kontrollit në veturën Ford me targa sllovene për shkak të shpejtësisë së madhe.

Prindërit dhe djali janë në gjendje të mirë, ka thënë mjekja kujdestare në Ogulin.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here