Një familje në Prishtinë i është djegur shtëpia, kërkohet ndihmë për të

0

Shtëpia në Prishtinë e kryefamiljarit Ömer Bliznak, pjesëtar i komunitetit turk, këto ditë është djegur. Shkalla e dëmit të shkaktuar është e madhe, shtëpia tashmë veçse është kthyer në të pabanueshme. Të ndodhur në kushte jo të mira materiale dhe shëndetësore, pjestarët e familjes Blliznak tashmë nuk kanë se ku të strehohen, ka treguar Fatlum Sadiku, një vullnetar për mbështetje të kësaj familjeje. “Deri në riparimin e dëmeve nga djegia e shtëpisë familjes Blliznak, i duhen të ardhura materiale për tu strehuar. Shoqata Kulturore-Artitistike dhe Sportive “GERÇEK” në Prishtinë, ka nisur kampanjë ndihmuese për këtë familje. Me këtë rast, do i ftoja të gjithë ata që kanë mundësi për bamirësi, që në këto ditë dimri të kontribuojnë materialisht me aq sa kanë mundësi për ta ndihmuar kampanjën. Njëkohësisht i’u ftoj për shpërndarje sa më të madhe të këtij lajmi/kërkese. Pë inormata të mëtejme më shkruani në privat ose më kontaktoni në numrat: 044 597 333 dhe 045 884 394″, ka shkruar Sadiku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here