Një ekspert informatik arrinë të merrë kontrollin e veturës në distancë (video)

0

Teknologjia është duke avansuar me hapa aq të shpejt sa që vitet e fundit përveç objekteve të vogla si telefonat,televizorët,kompjuterët …,hov po merrë edhe teknologjia në distancë e makinave.Nuk flitet për teknologjinë e veturave pa shofer që tanimë veç ka startuar me veturën e kompanisë Google,por gradualisht hapa po bëhen në vendosjen e akcesuareve në formatin e konektimit në distancë,përmes Wiffit,apo ne 4 G teknologjia e fundit e supersofistikuar.

Por,a janë këto akcesuare të sigurta?A mund të piratohen këto gjatë vozitjes?

Një pyetje që ende nuk ka një përgjigje të sakt dhe që lenë dyshime.Nuk kemi të bëjmê këtu me sigurinë në komunikacion por me sigurinë informatike.Përgjigjen e kësaj pyetje e analizoi televizioni amerikan CBS News në emisionin “60 minuta”.Në emision përgjegjësi i agjensisë për zhvillim dhe hulumtim të ushtrisë amerikane (Darpa) e ka hulumtuar një ngecje të sistemit të komunikimit të rasteve urgjence.Para kamerave të televizonit,me një kompjuter,Daniel Kaufman ka marrë kontrollin në distancë të një veture e cila sapo kishte dalë nga fabrika.Ky ekspert informatik ka arritur që ta marrë në dorë përmes kompjuterit kontrollin e veturës.Nga kompjuteri i tij ai ka arritur që pa dëshirën e shoferit t’i marrë në dorë komandimin e fshisave për pastrim dhe gjithashtu edhe pedalen e “gasit”,përkatësisht mundësinë për zvogëlimin dhe rritjen e shpejtësisë së veturës,kuptohet pa i lënë mundësinë pilotit të veturës që ta ngas vetë veturën.Dhe për të qenë edhe më e rrezikshme ngasja me veturat e gjeneratës informatike,eksperti Kaufman arrinë që të dezaktivojë edhe frenat e makinës./ONLINE/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here