Një arsye më tepër që të bëni më shumë sex

0

Ju bën të dukeni më të ri

Sipas burimeve të fundit është konstatuar se jeta juaj e shëndosh ju bën të dukeni më të ri. Do më thënë sa më tepër seks që bëni aq më të ri do dukeni. Gjithashtu jeta e shëndoshë seksuale, përveq që ju mban të lumtur, i zvogëlon mundësitë e sëmundjeve të zemrës dhe ju largon nga depresioni.

Sipas një hulumtimi të Universitetit Wilkes në Pensilvani, njerëzit që bëjnë seks së paku dy herë në javë e kanë sistemin imunitar më të fortë.

Sipas një hulumtimi të revistës britaneze Urology, meshkujt që bëjnë 3 deri në 5 herë në javë seks janë më pak të rrezikuar nga kanseri i prostatës.

Jo vetëm marrëdhënia, por edhe masturbimi siguron të dukeni më të ri. Sipas seksologes Ava Cadell, sekreti që të dukeni më të rinj nuk është vetëm marrëdhënia. Përqafimi, mbajtja e dorës së njëri-tjetrit ose edhe puthja ndihmon në sekretimin e oksitocinit (hormoni i dashurisë).

Psikologët klinike thonë se nuk duhet të besoni se me moshë humbet edhe dëshira seksuale. Në vend se t’i jepni fund jetës suaj seksuale në moshë të vjetër, ju duhet t’a shijoni më tepër atë pasi nuk do të keni rrezik të shtatëzanisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here