Një agjension belg i modës i interesuar për bukuri shqiptare

0

Një shqiptare nga Tropoja dhe një tjetër nga Korça, që merren me modelizëm janë pranë kontratave me agjensionin e modës në Belgjikë “Miss Style Belgium”. Bëhet fjalë për Aldona Qerimajn dhe Romina Hyskan.

Ato tashmë janë në negociata me agjensinë belge. Deri te kjo ka ardhur pas vajzat paraparkisht kanë marrë pjesë në vidioklipe e reklama në Shqipëri.

Qerimaj thotë se ndjehet shumë e kënaqur për mundësinë që të bashkëpunojë me agjensinë belge. “E mahnitur , nuk prisja kaq sukses në kaq pak kohë”, thotë ajo. Edhe Hyska është mjaft e kënaqur për shansin e ri. “Ndihem shumë e lumtur, së pari që kam miken time më të mirë krah meje dhe së dyti ndihem e nderuar që po negociojmë me një agjensi të till”, thotë Hyska.

Të dy vajzat ishin njohur bashkë që nga fëmijëria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here