Një 34 vjeqar në New York vret 3 anëtare të familjes dhe veten

0

NEW YORK – Në mëngjesin e hershëm të së shtunës një baba në New York ka shkuar në shtëpinë e tij, i ka ekzektuar 3 anëtare të familjes të gjinisë femrore dhe një tjetër e ka plagosur ndërkohë që pas kësaj e ka vrarë edhe veten. Psiqika e tij nuk e ka duruar dot krimin që ka bërë. Jonathon Walker, 34 vjeq ka vendosur t’i jap fund edhe jetës së tij pas kësaj. “Çfarë kam bërë, unë nuk mund të kthehem prapa” i ka thënë ai vëllait të tij në telefon shpejt pas kësaj, ka raportuar policia. Dhe Walker nuk është kthyer. Policia ka bërë me dije se ai e ka vrarë vetën në makinën e tij në një rrugë të shkretë pak kilometra larg shtëpisë. Të afërmit e kësaj familjeje kanë deklaruar se familja fatkeqe nuk kishte treguar shenja të problemeve. Walker, një roje 34 vjeqar e kishte vrarë vajzën e tij 7 vjeçare, Kayla Walker, të dashurën e tij 31-vjeçare, Shantai Hale dhe nënën e saj, Viola Warren, 62 vjeqe. Vajza e tij dhe e të dashurës Hale Christina Walker, është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, ka raportuar policia. Shefi i Detektives Robert Boyce ka thënë se policia kishte marrë raporte për incidente të brendshme në shtëpi më 2005 dhe 2006 për “çështjet nominale” dhe Walker ishte arrestuar dy herë në raste tani-të vulosura. Megjithatë të afërmit kanë thënë se nuk ishin në dijeni për ndonjë grindje familjare aty. “Nuk kishte asnjë indikacion që do ta nxiste atë ta bëjë këtë vepër, ne do të mbesim të habitur për vite”, ka thënë Wendell Warren, vëllai i viktimës 62 vjeqare Viola Warren. “Askush nuk ka ëndërruar për ndonjë gjë si kjo,” ka theksuar Silford Warren, një tjetër vëlla i Viola Warren. Por skena e përgjakshme ishte shpalosur papritmas dhe shpejt. Walker ishte shfaqur në shtëpi në 05:38, dhe vajza e tij 12-vjeçare kishte thirrur numrin 911 disa minuta më vonë për të raportuar se babai i saj e kishte qëlluar familjen. Kur policët kishin arritur tre minuta më vonë, Walker ishte zhdukur. Ata e kanë gjetur pas disa orësh trupin e Walker dhe një armë të kalibrit 0,45. Viktimat u gjetën në njërin nga katet e shtëpisë, ka raportuar shefi i detektivës Robert Boyce. Christina 12 vjeqare i është nënshtruar operacionit më vonë të shtunën por sipas njoftimeve ndonëse e ka gjendjen e vështirë “është e vendosur për të jetuar”.

“Associated Press”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here