Një 32-vjeçar nga Ballshi është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli

0

Një 32-vjeçar nga Ballshi u gjet dje i vdekur në një dhomë hoteli në Bulqizë.

Sipas policisë nga kqyrja e trupit të pajetë nuk u konstatuan shenja dhune apo plumbi dhe i riu dyshohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrale.

Por, “BalkanWeb” raporton se burime të sigurta nga grupi hetimor kanë thënë se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Por kush është Enri Brahaj, djali i cili punonte në kantierin e “Rrugës së Arbrit”?  


Nga profili i tij në Facebook, zbulohen shumë pak detaje, ndër to fakti që ai po jetonte një histori të lumtur dashurie, pasi ka shkëmbyer komente romantike në foto.

Aty gjithashtu ka komente të disa familjarëve dhe miqve, të cilët shprehin dhimbjen për ndarjen nga jeta të të riut.

Ndërkohë, policia po verifikon edhe kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe pritet të marrë në pyetje pronarin e subjektit, ku u gjet trupi i pajetë.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here