Një 25 vjeçare vdes në operacion derisa synonte ta zmadhojë gjoksin

0

Një 25-vjeçare ka humbur jetën nga shoku që i erdhi prej dhimbjes së tmerrshme, pasi anestezia nuk i funksionoi gjatë operacionit për të bërë gjoksin.

Katya Klementieva, nënë e një fëmije, e kishte mbajtur operacionin sekret nga i shoqi i saj dy vjetë më i vjetër. 25-vjeçarja nga Rusia, kishte kursyer rreth 2150 euro për zmadhimin e gjoksit.

Kur i shoqi Maxim, e pyeti se ku do shkonte, ajo i tha se do bënte diçka të vogël, diçka për femrat. Por ajo humbi jetën gjatë operacionit.

Më pas, familja kërkoi një hetim dhe ekspertët arritën në përfundimin se viktima ishte në gjendje të ndjente gjithçka, por nuk u fliste dot mjekëve.

Ndërkohë, nëna e viktimës thotë: “Ekspertët na treguan se ajo mund të ndjente gjithçka, por nuk thoshte asgjë gjatë operacionit”. Klinika tani duhet të paguajë rreth 32 milionë euro dëmshpërblim për familjen.

Katya dhe Maxim sipas “Daily Mail” ishin dashnorë që nga fëmijëria. Ata ishin martuar kur Katya ishte 18 vjeçare dhe Maximi 20 vjeqar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here