Një 19 vjeqare lindë binjakë por vdes, pa mundur t’i mbaj kurr në krahë bebet e saj

0

Një nënë e re ka vdekur para se të mund t’i mbajë në krahë dy binjakë të cilët i ka lindur. Ka vdekur vetëm 48 orë pas lindjes së tyre.
Sophie Burgess, 19 vjeqare, i lindi binjakët Evie dhe Oliver 8 javë para kohe dhe u transferua menjëherë në një tjetër departament për shkak të komplikimeve.
Vëllai i saj më i vjetër Craig ka thënë se e ndjera ishte një motër e mrekullueshme që e donte jetën.
“Unë sinqerisht nuk mund të filloj ta përshkruaj Sophien, ajo ishte plotë jetë. Ajo e donte muzikën dhe ka shkuar në të gjithë vendin për t’i parë bendet që i ka dashur.
“Ajo nuk mund të priste që të bëhej nënë dhe ne si familje do të bëjmë gjithqka që të sigurohemi se foshnjat e saj nuk do ta harrojnë kurr atë. Ato janë trashëgimtarët e saj tani.”
Sophie Burgess, nga Telford, Shropshire, kur ka filluar të ndjej dhimbje ajo dhe partneri i saj Alex kanë shkuar në “Princes Royal Hospital” në qytetin e tyre para se të transferohet në Spitalin e Wolverhampton-it “New Cross Hospital”.
Oliver ka lindur natyrshëm ndërsa Evie me prerje cezareske.
Sophie kishte vetdije kur kanë lindur ata, por nuk ka arritur ti takojë kurrë fëmijët e saj sepse ajo pësoi komplikime dhe u transferua në një departament tjetër.
Vëllai i saj Craig, 23 vjeq, ka thënë: “Është aq trishtuese që motra ime kurrë nuk i mori për ti mbajtur fëmijët e saj, por babai i tyre Alex nuk po largohet nga ata. Foshnjet janë jashtë inkubatorëve tani dhe të dy duket të jenë bërë mirë.
“Ata janë të mahnitshëm dhe Sophie do të kishte qenë shumë krenare për ata. Mesazhi kryesor është se unë thjesht nuk dua që motra ime të harrohet”.
Tani familja dhe miqtë e Sophie janë në përpjekje për të ndihmuar pasardhësit e saj. Shoqja Ria Norris ka ngritur një faqe për mbledhjen e fondeve në kujtim të Sophie për të krijuar një fond besimi për të ndihmuar foshnjet derisa ato të rriten.
Ajo thotë: “Sophie ishte aq e emocionuar që do të bëhej nënë. Ne shpresojmë që të mbledhim para në kujtim të Sophie kështu që baba i tyre Alex të mund ti përdor ato për sendet që ata mund të kenë nevojë ose ti vë ato në një fond të besimit për binjakët.”
Olivia dhe Evie ishin të lindur të mërkurën mbrëma në rreth 11:00 dhe Sophie Burgess vdiq të premten në mëngjes.
Nëna e Sophie, Amanda Burgess, 46 vjeqe, ka thënë: “Sophie ishte vajza ime e vetme dhe pavarësisht se jemi shkatërruar ne jemi të gjithë duke mbështetur njëri tjetrin si një familje.
“Sophie dhe i dashuri i saj, Alex, kanë jetuar në shtëpi me mua, ndërsa ajo ishte shtatzënë dhe ne do andihmojmë atë rreth familjes së tij, që t’i sjellë binjakët kur të dalin nga spitali.
“Ai ka qenë një baba i jashtëzakonshëm për Olivia dhe Evie deri tani.
“Mikja jonë e familjes i cili ishte si një motër me Sophie, Ria Norris, vendosi për të krijuar faqe për mbledhjen e fondeve për vajzën tonë kështu që ne mund t’i ndihmojmë Alex dhe binjakët në të ardhmen.
“Sophie kishte septikemi pas lindjes së binjakëve të saj, arsyeja e kësaj është ende e panjohur, por spitali ka qenë duke i kryer hetimet e tyre.
“Ne jemi tani duke planifikuar funeralin e Sophie-së.”
Jonathan Odum, drejtor mjekësor i Spitalit të Wolverhamptonit, ka thënë: “Mjerisht Sophies i është zhvilluar një sëmundje e rëndë, pas lindjes së binjakëve të saj nga e cila ajo është përkeqësuar shumë shpejt.
“Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të stafit mjekësor dhe infermierik në përkujdesje pas saj, ajo ndërroi jetë në njësinë e kujdesit urgjent disa orë më vonë.” ka thënë ai duke shprehur ngushëllime dhe simpati për familjarët e pacientes dhe duke bërë me dije se “një hetim për shkakun e vdekjes së saj është duke u kryer.”

Binjaket

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here