Një 19 vjeçar mbijetoi 70 orë nën rrënoja

0

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur sot një djalë të ri, i cili i mbijetoi, ndonëse ishte zënë nën rrënoja, tri ditë më parë, kur një rrëshqitje e tokës kishte “varrosur” 33 ndërtesa në parkun industrial në Shenzhen të Kinës jugore.

Tjan Ceming (19), ka shpëtuar, përkundër faktit se kishte qëndruar rreth 70 orë nën gërmadhat e një ndërtese të rrënuar.

I riu ishte jashtëzakonisht i lodhur dhe me një këmbë shumë të dëmtuar, e cila pastaj i ishte operuar, njoftuan agjencitë e lajmeve, transmeton Telegrafi.

Ekipeve të shpëtimit u është dashur dy orë për ta nxjerrë atë nga nën rrënojat.

I riu kishte “bërë zhurmë” me gurë për të tërhequr vëmendjen e shpëtimtarëve.

Një tjetër burrë u gjet gjithashtu i gjallë, por ai vdiq disa orë më vonë.

Zyrtarisht, thuhet se 76 njerëz janë të humbur.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës thuhet se policia dhe zjarrfikësit po përdorin të gjitha mundësitë në kërkim për të mbijetuarve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here