Një 12 vjeçar qëllon me armë zjarri grabitësin

0

Një djalë 12 vjeç ka qëlluar me armë zjarri një grabitës që hyri me dhunë në apartamentin e gjyshes së tij, shkruan “NBCnews”.

Policia ka pranuar një raportim për gjuajte me armë zjarri rreth orës 00:43. Ata treguan se dy burra të maskuar dhe të armatosur u futën me dhunë në apartament dhe kërkuan para. Ata gjithashtu qëlluan me armë Linda Ellis, 73 vjeçe, gjyshen e 12 vjeçarit.

Djaloshi e qëlloi me armë njërin nga grabitësit, dhe të dy ikën. Policia e gjeti 19 vjeçin Khalil Herring afër banesës, duke vuajtur nga një plagë e shkaktuar nga armë zjarri.

Herring dhe Ellis të dy u dërguan në spital, kur Herring u prononcua i vdekur. Ellis u spitalizua me plagë që nuk i rrezikuan jetën.

Dëshmitë sugjerojnë se Herring është një prej dy grabitësve, ka thënë policia. Ata nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë të dyshuar për grabitësin e dytë, vetëm se nuk është arrestuar akoma.

Policia nuk e kanë konfirmuar lidhjen familjare mes 12 vjeçit dhe Ellis, por Chiquita Coley, gjithashtu mbesa e Ellis, ka thënë se ai është nipi i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here