Niveli i ndotjes në Obiliq trefish më i lartë se vlerat e lejuara

0

Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se në muajin dhjetor është arritur kulmi i ndotjes në rajonin e Obiliqit, shkruan sot Koha Ditore.

Për më shumë se tri herë janë tejkaluar vlerat e lejuara të ndotjes me ligj. Letafete Latifi, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se në Obiliq janë evidencuar tejkalime të shpeshta të vlerave të lejuara të materialeve grimcore ose pluhur fluturues.

“Tejkalimet e shpeshta të vlerave maksimale të lejuara prej 50 mikrogramë për metër kub në ajër, me ndotësin PM10 (materie grimcore) që janë të suspenduara në ajër, bënë që cilësia e ajrit në Obiliq të jetë jo e kënaqshme”, ka thënë ajo në një përgjigje dhënë “Kohës Ditore”.

Në shpjegimin e dhënë nga IHK-ja thuhet se grimcat më pak se 10 mikrometra në diametër (PM10) përbëjnë një shqetësim për shëndetin, sepse ato mund të thithen dhe grumbullohen në sistemin e frymëmarrjes. Madje, sipas tyre, janë grimcat më pak se 2.5 mikrometra në diametër (PM2.5) që paraqesin rreziqet më të mëdha shëndetësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here