Nisma thotë se u arritë qëllimi dhe nuk ka nevojë më për protestë

0

PRISHTINË, 3 SHKURT – “Duke e pasur parasysh faktin se njëra nga kërkesat e protestës, që ishte largimi i ministrit Jabllanovic nga qeveria është plotësuar, konsiderojmë se qëllimi i protestës është arritur, prandaj sa i përket kësaj çështje nuk ka nevojë që më të dilet në protestë”, është shprehur Nisma për Kosovën në një komunikatë për media në orët e mbrëmjes. “Ndërsa sa i përket kërkesës së dytë, çështjës së Trepçës, presim që qeveria të reflektojë dhe ta sjellë ligjin sa më shpejt në parlament”, është theksuar në komunikatë ku falenderohen anëtarët dhe simpatizantët e NISMA për Kosovën për kontributin e dhënë në realizimin e kërkesës për shkarkimin e Jabllanoviqit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here