Nisma për Kosovën nuk i beson “betimit” të Zhbogarit dhe Meuccit

0

Nisma për Kosovën konsideron se ka fakte të mjaftueshme për hapjen e hetimeve në lidhje me skandalin e raportuar në media për gjykimin e Fatmir Limajt.

Kumtesa e plotë e Nismës për Kosovën:

Pas publikimit në gazetën Koha Ditore të skandalit në lidhje me gjykimin e Famir Limaj dhe të tjerëve në rastin Kleçka, një delegacion i NISMA-s për Kosovën në përbërje, Jakup Krasniqi Kryetar i Këshillit Kombëtar, Bilall Sherifi Sekretar i Përgjithshëm dhe Valdete Bajrami Shefe e Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën, sot kanë zhvilluar një takim të përbashkët me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zhbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci.

Në këtë takim delegacioni i NISMA për Kosovën para zyrtarëve të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimet në lidhje me këtë skandal dhe kanë kërkuar si hap te par hapjen e hetimeve për ndriçimin e së vërtetës.
Faktet e publikuara në gazetën Koha Ditore janë aq serioze sa askush nuk mund t’i mbyll sytë dhe të hesht pa një hetim te plot, prandaj kërkuam që këtë hetim ta bëjë një komision hetimor i pavarur i cili do të ndriçonte të vërtetën se si ka ardhur deri të krijimi i panelit gjyqësor në kundërshtim me ligjin siç edhe faktohet në vendimin për përjashtim nga Gjykata e Apelit.

Po ashtu kërkuam të ndriçohen pohimet e gjyqtarit se ai kishte marr vendim për dënim ende pa e marr lenden në shqyrtim. Në interes të ndriçimit të se vërtetës ne kërkuam t’i ofrohet garanci dhe mbrojte ligjore njërit nga denoncuesit e këtij skandali, zyrtarit ligjor të EULEX-it i cili në artikull thotë që i është refuzuar mbrojtja ligjore nga zyrtarët e lartë të EULEX-it për të dhënë dëshminë rreth këtij skandali dhe për këtë fakt autori i artikullit pohon se posedon incizimin e këtij zyrtari me zyrtarin lart të EULEX-it .

Ne shprehim brengosjen tonë për tendencën për ta heshtur këtë skandal, tendencë e cila veç sa e rrënon edhe më shumë sistemin e drejtësisë në vend. Ne njoftuam Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci se opinioni publik dhe ne presim nga ta hapa konkret qe do të demonstronte vullnetin e institucioneve që drejtojnë për ta ndriçuar këtë skandal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here