Nisma në pushtet, e braktisë punimet e legjislativit, si PDK dikur

0

MALISHEVË, 23 SHKURT – Në mungesë të një marrëveshjeje brenda partive politike përfaqësuese në Kuvendin Komunal të Malishevës për zgjedhjen e kryesuesit të këtij instiuticioni, ka dështuar mbledhja e paraparë për këtë përzgjedhje. Ka qenë Nisma për Kosovën ajo që ka prpopzuar shtyrjen e seancës për një ditë me qëllim të vazhdimit të konsultimeve. Kryeusesi i seancës , anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal, Aziz Thaçi nga Nisma dhe shefi i Grupit të anëtarëve të Nismës, Avdi Morina e kanë bërë këtë propozim. Por me këtë nuk është pajtuar Ahmet Rrahmanaj, nga PDK-ja sikur edhe Muhamet Bytyçi nga Vetvendosja. Vëllaznim Kryeziu nga PDK ka kërkuar që të hedhen në votim propozimet për vazhdimin apo për shtyerjen e mbledhjes. Pasi ka dalë në foltore Januz Kastrati, kreu i Grupit të LDK-së në kuvend, sallën ku po mbahej mbledhja e kanë braktisur të gjithë anëtarët e Nismës për Kosovën, bashk me kryesuesn e seancës Aziz Thaçin, gjest që të kujtonte kohën kur PDK-ja në nivelin qendror ndonëse e kishte pushtetin shpesh detyrohej t’i braktiste punimet e seancave planare të legjilsativit. “Pakicës, ose opozitës, i ka hije edhe të braktisë mbledhjen, por jo edhe subjektit politik në pushtet, që vazhdimisht kanë deklaruar se e kanë shumicën”, e ka komentuar Januz Kastrati daljen nga salla të deputëtëve lokalë të Nismës. “Po duket qartë se dikush plaket axhami”, është shprehur ndërkaq Ahmet Rrahmanaj, nga PDK-ja për këtë gjest. Data 26 shkurt është afati i fundit për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Malishevës , apo “dead line” për legjislativin komunal, ndryshe shkohet në zgjedhje të reja për kuvendin. Deri te problemet në funksionimin e institucioneve komunale në Malishevë ka ardhur pasi ish kryesuesi i Kuvendit Komunal, Enver Hoti është dashur ta zëvendësojë në postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqin pas dorëheqjes së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here