NISMA për Kosovën, në nderim të të rënëve në Reçak

0

Një delegacion i NISMA për Kosovën, i kryesuar nga kryetari Fatmir Limaj, sot kanë bërë homazhe në Reçak, më rastin e 17 vjetorit të Epopesë së Reçakut.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjarët e dëshmorëve të Reçakut dhe gjithë Kosovës. Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfillt të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealeve të të rënëve për lirinë e këtij vendi.”është theksuar në një komunikatë nga Nisma për Kosovën.

“Është një moment i veçantë ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. LAVDI!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here