Nisma i fton qytetarët të ndalin “shpërnguljen”, të bashkohen për ndryshime

0

PRISHTINË, 7 SHKURT – Keqqeverisja e vazhdueshme në Kosovë, pushteti i shantazheve, premtimet e rrejshme të politikanëve, rrënimi i institucioneve të pavarura dhe abuzimi me pasurinë publike sipas Nismës për Kosovën janë ato që i kanë zhgënjyer qytetarët e Kosovës të cilët kanë marrë ikën në sy. Sipas Nismës, në Kosovë nuk po ndodhë migrim ilegal por shpërngulje. Kjo parti i ka ftuar sot qytetarët përmes një komunikate për media që të mos shpërngulen nga Kosova por të bashkohen për të bërë ndryshime në të mirën e tyre. “Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta ndryshojnë gjendjen dhe ta kthejnë shpresën për një të ardhme”, është shprehur ndër të tjera Nisma për Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here