Nisma e fton Qeverinë që “mos ta keqpërdor policinë”

0

PRISHTINË, 27 JANAR – Nisma për Kosovën përmes një komunikate për opinion ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos e keqpërdorë policinë “për të shfryrë mllefin qeveritarë kundër qytetarëve protestuesë”. Njëkohësisht kjo parti ka kërkuar nga Policia e Kosovës që “të mos bëhen organ politiko-propagandistik i dhunës dhe i mashtrimit të opinionit publik”. Nisma duke e konsideruar të drejtën e protestës si të garantuar i ka ftuar qytetarët që kërkesat e tyre t’i shprehin në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here