Nisma, Donald Lu: Zyrtarëve të korruptuar shqiptarë do t’u ndalohet hyrja në SHBA

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, ka vlerësuar procesin e deritanishëm të pastrimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, por ndërkohë ka bërë të ditur edhe një nismë të re të administratës amerikane.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, që do të transmetohet e plotë në orët në vijim, ambasadori Lu ka përshëndetur pastrimin e listave nga persona me të kaluar kriminale, pavarësisht se në to kanë mbetur ende të tillë.

Gjithashtu, diplomati amerikan jep konsideratat e tij për fushatën zgjedhore, për korrupsionin dhe nismën e administratës amerikane që zyrtarëve të korruptuar shqiptarë t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Lu komenton dhe procesin e reformës në drejtësi, rëndësinë e saj dhe mungesën e përfshirjes së opozitës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here