Nisi kthimi, 30 kosovarë me aeroplan nga Munihu për në Kosovë

0

PRISHTINË, 17 SHKURT – Një javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Sot nga Aroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 pasagjerë kosovarë për në Prishtinë. “Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU. „Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“, ka shtuar i njëjti. Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të kthehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, ka shkruar welt.de. Sipas njoftimeve vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë shkuar 3 mijë e 400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm në Bavari.

albinfo.ch.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here