Nisë protesta kundër speciales

0

Me thirrjet “UÇK, UÇK…” në Prishtinë ka nisur protesta e veteranëve të UÇK-së kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë, seanca e Kuvendit ende nuk ka filluar pasi që grupet parlamentare janë në konsultime paraprake. Përveç protestës jashtë, Lëvizja Vetëvendosje pritet që edhe brenda në seancë ta zhvillojë një “aksion simbolik” kundër Gjykatës Speciale. Zyrtarë të këtij subjekti thonë se janë duke diskutuar për hapat e mundshëm. Safet Syla, kryetar i shoqatës së veteranëve në Shtime, i ka bërë thirrje deputetëve që ta braktisin seancën dhe të bashkohen në protestë./kallxo.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here