Nis punimet Kuvendi i VIII i LDK-së

0
Delegatët e Kuvendit të VIII Zgjedhor të LDK-së tashme kanë zënë vendet e tyre, kurse mediet janë larguar nga ambienti ku po mbahet procesi zgjedhor për kryetar të LDK-së.
Isa Mustafa gjatë fjalës së tij para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së ka thënë se kanë zgjedhur në mënyrë transparente kryetarët e Degëve. Dhe sipas tij, pret që ky kuvend të përmbyllet në mënyrë demokratike.
Ndërsa Fatmir Sejdiu ka kërkuar të mos anashkalohen delegatët nga diaspora dhe të lejohen të hyjnë brenda në Kuvendin Zgjedhor. “Ata duhet të lejohen të hynë brenda”, ka thënë Sejdiu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here