Nis marshimi i studentëve: Plotësoni kushtet, ose hyjmë në grevë urie

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar rreth orës 09:30 para Korpusit Universitar ka nisur grumbullimi i qindra studentëve, të cilët prej 4 ditësh protestojnë për të drejtat e tyre.

Tubimi i sotëm mbahet në kuadër të “Ditës së Rinisë” dhe në 8 dhjetor, studentët shprehen se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen nga MAS dhe qeveria, ata do të hyjnë në grevë urie.

Studentët po marshojnë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në rrugën e tyre kanë shmangur godinën e Kryeministrisë.

Ata kanë 3 kërkesa për qeverisë:

  • Përgjysmimi i tarifave vjetore;
  • Përmirësimi i kushteve në konvikte;
  • Përfaqësimi i studenteve në bordet e universiteteve;

1 of 5  

“Nëse nuk plotësohen protesta do të përshkallëzohet ose do të futemi në grevë urie”, shprehet një nga studentët në një video ekskluzive të Gazeta Shqip nga protesta.

Për sa i përket vijimit të protestës, studentët kanë deklaruar se e diela do të jetë pushim ashtu si edhe e hëna e nuk do të ketë protesta, ndërsa kanë paralajmëruar të martën, më 11 dhjetor një masivizim të lëvizjes së tyre.

Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.

”Jo politikë, jo politikë”, janë koret e përdorura në masë nga ana e studentëve që janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. ”Do të kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe më pas do të hyjmë në grevë urie”, është shprehur nga studentët e Fakultetit Juridik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here