Ka nisur kërkimi privat për futbollistin e Cardiff City, Emiliano Sala, pasi janë mbledhur gati 300 mijë euro për ta financuar kërkimin e tij.

Kërkimi zyrtar për sulmuesin argjentinas dhe pilotin David Ibbotson u ndërpre përfundimisht të enjten, por mbledhja e parave ka bërë që tani të nisë një kërkim privat për 28-vjeçarin, transmeton Gazeta Express.

Paratë u mblodhën përmes faqes GoFundMe. Familja e Sala tani është në gjendje t’i financojë dy anije private për ta kërkuar atë.

Aeroplani u zhduk nga radari mbi Kanalin Anglez gjatë udhëtimit të dyshes nga Franca për në Angli të hënën mbrëma.

Në mesin e kontribuuesve për t’i mbledhur të hollat për financimin e kërkimit të tij, i cili nisi të shtunën mbrëma, janë edhe disa futbollistë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here