Nis hetimi i policisë maqedone në rastin e arratisjes së Sylejman Osmanit

0

Policia edhe më tej heton se si iu ka ikur njëri prej të arrestuarve në aksionin policor në Kumanovë. Sipas MBP-së, po vërtetohen rrethanat për ngjarjen që ndodhi këto ditë në afërsi të fshatit Brezë, kur njëri prej të arrestuarve nga grupi i Kumanovës në vendin e ngjarjes ka treguar ku është fshehur armatimi i vjedhur në Gushincë, dhe ka ikur nëpër pyjet përreth.

“Edhe më tej po punohet në zbardhjen e të gjitha rrethanave. Pas zbardhjes së rrethanave do të ndërmerren masa përkatëse. Pasi tërësisht të konfirmohen të gjitha detajet, saktë do të tregohet përgjegjësia për ikjen”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajmin që dje e publikoi Alsat-M nxiti interesim te mediumet vendore, por edhe ato rajonale. Lajmin e hapi vet personi që ka ikur, duke u prezantuar si Sulejman Osmani nga Breza. Në audio regjistrimin e bërë nga Xhezair Shaqiri si komandant Hoxha në territorin e Kosovës, ai publikisht tregon si është arratisur. Ndërkaq, i frikësuar nga rrahja dhe me pranga në duart, pasi ka treguar ku janë armët, ka filluar të ikë nëpër kodra. Nuk iu ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve se policia do të shtie, kështu që policia nuk ka shtënë drejt tij. Më pas, e kanë kërkuar nëpër pyllin përreth, por nuk kanë mundur ta gjejnë. Ai ka gjetur një mik i cili e ka liruar nga prangat dhe më pas ka ikur në Kosovë.

Thuajse pas një jave nga aksioni në Kumanovë, MBP-ja ende nuk ka publikuar identitetet e të arrestuarve të dhe të vrarëve nga grupi i armatosur. Përjashtim janë identitetet e tre të vrarëve, mes të cilëve janë edhe trupat Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajit, si dhe informacioni se Sami Ukshini është në mes të arrestuarve. Çdo gjë tjetër tani për tani është vetëm shifër. Dihet se kanë vdekur 10 persona nga grupi i armatosur, e jo 14 siç u njoftua në fillim. Sipas Prokurorisë Publike, janë gjithsej 30 të arrestuar. Zyrtarisht dihet vetëm prej cilit shtet vijnë, por jo edhe identiteti i tyre. Alsat-M publikoi listë jozyrtare prej 28 të arrestuarve të cilën policia deri më tani nuk e demantoi

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here