Nikoliq: Vuçiç u sulmua sepse shkoi me dorën e shtrirë për pajtim

0

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se kryeministri Aleksandër Vuçiç u sulmua në Potoqar të Srebrenicës sepse e përfaqsonte Serbinë dhe ky sulm është reflektim i marrëdhënjeve të këqija në Bosne e Hercegovinë.

“Tentimi për linqim i kryeministrit serb është reflektim i marrëdhenjëve të këqija dhe pothuaj armiqësore në BeH dhe qartë tregon se qka mendojnë për serbët disa politikanë boshnjakë dhe udhëhqës fetar”, ka deklaruar Nikoliq, përcjellë Shërbimi për bashkpëunim me mediat i kryetarit të Serbisë.

Nikoliq ka shtuar se Vuçiç ishte sulmuar për shkakun se e ka përfaqësuar Serbinë dhe për shkak se ka shkuar me dorën e shtrirë në shenjë pajtimi. Ai e ka përgëzuar kryeministrin Vuçiç për guximin e tij dhe sigurimin e tij për punën e përkushtuar.

Kryetari i Serbisë thekson më tej se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj popujve dhe shteteve të tjera “dhe ky qëndrim mbetet miqësor, të tjerët duhet të mendojnë për atë që bëjnë apo kanë bërë duke u futur në konflikt me neve 20 vjetë pas luftës civile”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here