Nikoliq i thotë Jahjagës: “mos mendo se po udhëheq farë shteti”

0

Kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq me gjasë ia ngritën temperaturën ujërat e ngrohta të Adriatikut.

Ai dje, gjatë samitit “Bërdo Brione”në Budva, transmeton Veçernje Novosti i Beogradit, gjatë takimit me kryetaren e Kosovës AtifeteJahjaga me arrogancë i ka thënë asaj:

“Mos mendoni se udhëhiqni ndonjë shtet të ri, sepse Kosova kurrë nuk do të bëhet”.

Krahas kësaj, përcjell Koha.net, Nikoliq ka thënë se shqiptarët e Kosovës nuk po përmbushin marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se duhet ndryshim kohësh që me serbët të bëhet marrëveshje në vend se të mendohet se ka shtet të cilin gjysma e njerëzimit nuk e njeh.

Këshilltari i kryetarit Ivan Mërkiq ka thënë se Nikoliq i është drejtuar Jahjagës lidhur me ngjarjet në Maqedoni :

“Kryetari i ka thënë se ka pritur që të paktën të kërkonte falje pasi bashkëqytetarët e saj, terroristët shqiptarë, mizorisht kanë vrarë në Kumanovë ruajtësit e rendit e në Prishtinë u është organizuar, praktikisht varrim me nderime shtetërore. Pas kësaj ndërhyrjeje Jahjaga ka heshtur”, ka thënë Mërkiq i cili më herët ka qenë shef i diplomacisë serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here