Nikoliq: Çdo gjë në Kosovë është e Serbisë

0

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se Serbia vazhdon përpjekjet për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Nikoliq ka shkuar aq larg sa ka thënë se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj, dhe çdo gjë në Kosovë, përfshi edhe territorin nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”, ka thënë Nikoliq, transmeton Indeksonline.

Nikoliq ka thënë se përpjekjet e Serbisë janë në një mënyrë shpesh të padukshme, pasi shprehen aty ku veprojnë forcat qeveritare.

Sipas tij, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndërkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here