Nigeriani i Partizanit keqtrajton të dashurën shqiptare, arrestohet në flagrancë nga policia

0

Ish-sulmuesi i Partizanit, Theofilius Solomon, është në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare. 25- vjeçari u arrestua nga policia ditën e 17 shkurtit, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, ndërsa ditën e djeshme iu caktua masa e arrestit me burg. “Panorama Sport”, zbulon se mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku Solomon dhe e dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.

Ka qenë partnerja që i ka kërkuar Solomon ta marrë me vete në Kuvajt, por sulmuesi ka refuzuar dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, me të dyja palët që kanë ngritur zërin dhe kanë pasur debat të ashpër. Kjo gjë ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë kalimtarëve që kanë qenë pranë ngjarjes.

APELI – Nigeriani ka depozituar një kërkesë në Apel, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Do të jetë Apeli, i cili do të mbahet ditët e ardhshme, që do të vendos sërish për masën, pas kërkesës së futbollistit, nëse ky i fundit do të lihet në burg apo jo. Për sa u përket procedurave juridike, pas masës do të vijojnë hetimet, teksa më vonë kalon çështja për gjykim, ku në fund fare do të shpallet edhe vendimi.

Solomon, në qoftë se shpallet fajtor, kodi penal parashikon deri në 5 vite burg për dhunë në familje. Dënim ky që nigeriani duhet ta kryej në Shqipëri, nëse shpallet fajtor. Gjatë këtyre ditëve, sulmuesi ka qëndruar në Shqipëri, duke mos iu bashkuar dot skuadrës së re në Kuvajt, Al Qadsia. 25-vjeçari është stërvitur individualisht, ku nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale dhe me futbollistët e Partizanit./Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here